Hapësirë në shërbim!

Duke ndjekur trendet e zhvillimeve globale në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit, kolabor ndër të tjera shërben edhe si ambient i përbashkët pune për freelancerë, programerë, startup-e, investitorë (VC) dhe persona të tjerë kreativë.

Freelancer

Ambientet e punës në kolabor janë shumë më produktive se puna nga shtëpia. E dedikuar për grafik dizajnerë, web dizajnerë, video artistë, krijues lojrash, arkitektë etj.

Programer

Punë nga largësia (remote work), punë në projekt të caktuar, bashkëpunim etj. Të gjitha këto kërkojnë hapësirë dhe kushte të cilat i gjeni në kolabor.

Startup-e

Keni ekipën dhe idenë e duhur, në kolabor do ta gjeni pjesën e munguar, ambientin e punës, paisjet e nevojshme dhe bashkëpunimin e duhur.

Investitor

Njohuritë dhe përvoja janë asete shumë të fuqishme për t'i ndihmuar dhe orientuar investitorët (VC) që dëshirojnë të investojnë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Inkubator

Vënja në lëvizje e talentit lokal, investitorëve të ndryshëm si dhe shfrytëzimi i mundësive nga internetit. Të gjitha këto janë katalizatorë për krijimin e një inkubatori të sukseshëm.

Ne tashmë kemi disa ide të shkruara që mund të zhvillohen si startup-e/kompani nën menaxhimin e kolabor.

Shërbimet

UI & Content writing

Kuptimi i qëllimit unik të çdo projekti është çels për zbatimin e ndërfaqes së përdoruesit / UI dhe zhvillimin e përmbajtjes. Dizajni dhe përmbajtja janë bazë për një sukses të vazhdueshëm të një projekti.

Design

Nes besojmë se dizajnet më të mira kanë storie për të treguar, ata nxisin njerëz të veprojnë dhe motivojn ndryshimin. Krijimi i projekteve estetike është fokusi ynë, ndërsa gjendja është zotëtim i dizajnit.

Ekspertizë në WordPress

WordPress tashmë nuk është vetëm blog platformë klasike. Raportet e fundit tregojnë se 30% e përmbajtses në internet është nga WordPress. Ne zhvillojmë përvoja shumë të mira për përdoruesin me këtë platformë.

Mobile + Tabled

Llojllojshmëria e paisjeve elektronike për komunikim ka bërë që fokusi i dizajnit dhe zhvillimit të një projekti të jetë process paralel për më shumë paisje komunikimi. Estetika, dizajni dhe funksionaliteti janë pika që ndjekim gjatë këtij procesi.

Zhvillim / Development

Gjithmonë duke u bazuar në përvojë, zhvillimin e software-ve e bazojmë në teknologji moderne SaaS/Cloud, Restful API dhe modern UI. Teknologji që gjithashtu mundëson zhvillim për më shumë mjete komunikimi (mobile/tablet/desktop...).

Siguri & Mirëmbajtje

Dizajni, implementimi dhe zvhillimi i një projekti është faza fillestare e çdo projekti digjital. Vazhdueshmëria dhe suksesi i projektit varet nga siguria dhe mënyra e mirëmbajtjes. Siguria dhe mirëmbajtja kërkojnë përgjegjësi dhe përksuhtim të veçantë.

Për ne

kolabor është startup (kompani në gjenezë) me  investim krejtësisht privat.

Gërshetim i ambientit të përbashkët për punë (Coworking space) ku individë e startup-e (kompani në gjenezë) mund të rezevojnë hapësirë për punë. Kompani që ofron shërbime të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe risive, komunitet i njerëzve kreativë, ku mund të ndajnë ide dhe të bashkëveprojnë në projekte të ndryshme.

Qëllimi kryesor i kolabor është të ndihmoj në krijimin e kulturës së startup-eve, ngritjen e ekosistemit për të njejtat, zgjimin e interesit te të rinjët për sektorin e teknologjisë edhe risive në qytet e më gjërë. kolabor përbëhet nga njerëz me përvojë qoftë nga drejtimi i zhvillimeve të programeve, web faqeve, dizajnit grafik, aplikacioneve apo fusha të tjera që përvojën e tyre kryesisht e kanë fituar me projekte dhe kompani nga vende të ndryshme të botës, kompani me qasje globale (Outsourcing, Freelancing, Remote work, etc).

Qasje dhe rëndësi të veçantë do të vazdhojmë të ju japim projekteve (Outsourcing) nga vende të ndryshme të botës duke shfrytëzuar rrjetin tashmë të krijuar global dhe internetin si aset dhe platformë bazë, por duke mos anashkaluar edhe projekte interesante lokale.

Vlenë të theksohet se tashmë ambientet e përbashkëta të punës (Coworking space) janë kulturë në rritje, ku përveç ofrimit të hapësirave për punë, të rinjët do të mund të udhëzohen për tregun global, investitorët do të mund të udhëzohen për investime të sigurta, si dhe pjesa shumë e rëndësishme, që është vënja në balans e marrëdhnies punë-jetë.

Vizioni kryesor i kolabor është pikërisht vënja në lëvizje e kulturës së cekur më lartë.

Kontakt

Na kontaktoni! Me dëshirë do të ju dëgjojmë dhe me kënaqësi do të ju përgjigjemi.

ADDRESS

Jane Sandanski 80 1/1,
1200 Tetovë RM

EMAIL

contact@kolabor.com

PHONE

+389 70 761 684

Informacione, blog poste dhe risi

Regjistrohu për lajme (newsletter). Me dëshirë do të ju përditësojmë me informacione e lajme për kolabor, teknologji të reja dhe risi!